Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prekës: Na mungon pafund, nuk të harrojmë kurrë

Sot bëhet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt.

Ajo u vra në lagjen “Bërnicë” të Prishtinës, dhe si i dyshuari kryesor është Naim Murseli, bashkëshorti i saj.

Vëllai i Liridonës, ka bërë një postim në rrjete sociale.

ostimi:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.

Kategoritë
LajmeVendi