Njëri nga dy të therurit serbë në Obiliq, refuzoi të trajtohet në QKUK

Të hënën në mbrëmje dy persona nga komuniteti serb janë therur me thikë në Obiliq.

Njëri nga ta i cili kishte pësuar lëndime më të rënda trupore, nuk ka pranuar të trajtohet në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Ai ka kërkuar që të trajtohet në veri të Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Sipas tij, dy serbë kanë marrë trajtim në Klinikën e Emergjencës në QKUK. Njëri nga ta i cili ka pasur plagë më të mëdha është referuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, por i njëjti e ka refuzuar trajtimin për kirurgji torakale dhe ka shkuar në Veri”.

Ndërsa serbi tjetër është liruar nga QKUK pasi që i njëjti nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton klankosova.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, lexoni raportin e Policisë së Kosovës.

Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Kategoritë
LajmeVendi