Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e të miturës në Ferizaj ishte i dënuar për vrasje.

Një vrasje makabëre ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajt, ku besohet se dy burra përdhunuan për vdekje një vajzë të mitur.

Sipas profesorti të drejtësisë, Vigan Qorollit, i cili vjen nga qyteti i Ferizajt, njëri nga dorasit është i njohur për vepra të tilla krimnale, madje i njejti ka qenë i dënuar për një rast vrasje.

‘Qyteti i Ferizajt e shenoi nje rast te rende diten e djeshme, ku u rrah dhe dhunua* per vdekje nje vajze 18 vjeçe nga dy meshkuj, njeri prej tyre recidivist (i denuar me pare per vrasje).
Vrasjet e femrave jane bere sheshazi te shpeshta, per shkak se meshkuj kapadainj qe pozojne me arme e droga neper fejs, nuk mbahen ne vezhgim nga autoritetet e sigurise. Sidomos risocializimi i vrasesve eshte akoma utopik, ne keto rrethana te veshtira psiko-sociale te shoqerise tone.
*Dhunimi per motive te dhunes se shfrenuar fizike, jo domosdo te asaj seksuale, meqe kete mund ta zbardh (vetem) ekspertiza mjeko-ligjore’ – ka shkruar i shqetësuar profesori Qorroli.
Kategoritë
LajmeVendi