Njeriu kundër kalit, britaniku që pas 15 viteve arriti t’ia kalojë në vrapim kafshës

Britaniku Ricky Williams Lightfoot është bërë njeriu i parë pas 15 viteve që fitoi në maratonën “njeriu kundër kalit”.

“Njeriu kundër kalit” është një garë tradicionale që mbahet që nga viti 1980

Kjo ishte hera e tretë që njeriu ka dalë të jetë më i shpejtë se kafsha. Gara ka një shteg prej 36 kilometrave, dhe tradicionalisht mbahet në qytetin Llanvrtid në Uells.

Në garë morën pjesë mbi 1 mijë garues dhe 50 kuaj, e në fund triumfoi Ricky Lightfoot që fitoi 3.500 funte apo 4.000 dollarë.

Ai ka arritur ta mund kalin më të shpejtë – duke krijuar një distancë kohore prej dy minutash.

Drejtori i garës, Mike Thomas tha se Lightfoot festoi pa asnjë problem. Nga rruga, Ricky Lightfoot është një vrapues profesionist që luan për klubin Cumbria Ellenborough.
Kështu, në garën e djeshme, për të tretën herë njeriu ishte më i shpejtë se një kafshë që nga krijimi i këtij eventi tradicional për sportin britanik dhe për herë të parë në 15 vitet e fundit.

Gjatë 42 viteve të kësaj gare, vetëm në vitin 2004 dhe 2007 ka ndodhur që një njeri të jetë më i shpejtë se një kalë.

Interesant është edhe mënyra se si përcaktohet fondi i çmimeve për këtë garë. Fillon nga 500 £ dhe rritet çdo vit kur zhvillohet ngjarja, derisa një njeri të jetë më i shpejtë se një kafshë në një maratonë të gjatë.

Kategoritë
Sport