Njësia e ​Antidrogës në Prizren arreston katër persona të dyshuar

Njësia e antidrogës në Prizren ka arrestuar sot katër persona gjatë një aksioni të bastisjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 32 qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit marihuanë me peshё tё pёrgjithshme 1 kilogram e 118 gramë.

Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji kokainë me peshë 0.79 gramë, një peshore elektronike, katёr telefona mobilë, një veturë e markës Ford dhe disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike.

Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezenc tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare.

Pas intervistimit tё tyre me vendim mbi ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Kategoritë
LajmeVendi