Njofton Komuna e Prishtinës: Nëse dëgjoni krisma në këto fshatra mos u shqetësoni, është FSK duke bërë ushtrime

Komuna e Prishtinës njofton se njësitet e FSK-së do të realizojnë dy ushtrime fushore në fshatrat Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.

“Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkomunaprishtine%2Fposts%2Fpfbid02mPnYgsffXb

Kategoritë
LajmeVendi