Norvegji, aktivistët e klimës sulmuan pikturën e famshme “The Scream”

Sipas lajmeve të medias kombëtare, dy aktivistë shënjestruan pas pikturës së vitit 1893 “The Scream” të piktorit Edvard Much por nuk ka pasur dëmtime në tablo.

Aktivistët e klimës në Norvegji sulmuan pikturën e famshme “The Scream”.

Sipas lajmeve të medias kombëtare, dy aktivistë shënjestruan pas pikturës së vitit 1893 “The Scream” të piktorit Edvard Much por nuk ka pasur dëmtime në tablo.

Policia norvegjeze me thirrjen e muzeut arrestoi 3 persona. Thuhet se personi i tretë filmoi personat që ishin ngjitur në pikturë.

Zyrtarët e muzeut njoftuan se kanë liruar sallën ku ndodhet piktura e mbrojtur me xham dhe e kanë mbyllur për publikun dhe se salla do të hapet së shpejti.

Një incident i ngjashëm ndodhi në Britani të Madhe më 14 tetor, kur dy anëtarë të grupit ambientalist “Just Stop Oil” hodhën supë mbi pikturën “Sunflowers” të Vincent Van Gogh të ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër.

Kategoritë
BotaLajme