Norvegjia refuzon ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16

Norvegjia nuk planifikon të furnizojë Ukrainën me avionët luftarakë F-16.

Kështu u shpreh ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram i cili shtoi se kjo nuk është në rendin e ditës

“Kur bëhet fjalë për F-16 nuk është në aghendë tani dhe unë me të vërtetë nuk dua të spekuloj për ndonjë donacion të mundshëm në të ardhmen”, theksoi ai.

Në fillim të këtij viti, Britania e Madhe dhe SHBA përjashtuan mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.

Analistët thonë se ngurrimi i SHBA-së është së paku pjesërisht për shkak të shqetësimit se si mund të përgjigjen rusët.

 

Kategoritë
BotaLajme