Norwich i Rashicës e nis keq aventurën në Championship

Norwich City nuk e ka nisur mirë aventurën në Championship, pasi që ka humbur kundrejt Cardiff City me rezultat 1-0. Milot Rashica pati një paraqitje të mirë dhe luajti 84 minuta në këtë ndeshje. Sawyers shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Norwich City nuk e ka nisur mirë aventurën e tyre në Championship, pasi që kanë humbur në ndeshjen e parë në udhëtim kundër Cardiff City me rezultat 1-0.

Megjithatë, skuadra e vogël nga periferia e Londrës e nisi më mirë pjesën e parë dhe Todd Cantweell ishte afër për të shënuar gol por që atë e priti portieri Ryan Allsop.

Pjesa e parë përfundoi vetëm me këtë shanse të mysafirëve, por në pjesën e dytë ishin vendasit që ishin më të mirë.

Goli do të vinte që në minutën e 49-të të takimit.

Romaine Sawyers (Cardiff) mori një pasim të mirë për të shënuar në këndin e djathtë të portës dhe duke e zhbllokuar këtë sfidë.

Norwich rrezikoi përsëri pas një ndërprerje ku Kenny McLean goditi bukur por Allsop bëri një pritje spektakulare.

Ndeshja vazhdonte dhe Norwich ishin më të rrezikshëm. Cardiff do të mbetej me një lojtar më pak pasi që Perry Ng u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja në minutën e 74-të.

Edhe Norwich mbeti me një lojtar më pak pasi që ishte Grant Henley që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kjo është ndeshja e parë në Championship e Norwich pasi vitin e kaluar ata ranë nga Premier Liga

Kategoritë
LajmeSport