Novak Gjokoviq nuk do të mund të marrë pjesë në US Open për shkak të vaksinës

Lajmi ka ardhur nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ka njoftuar se kërkesa për vaksinim vazhdon për shtetasit e huaj që duan të hyjnë në vend

Tenisti serb Novak Gjokoviq nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në US Open, turneun e fundit Grand Slam të sezonit, për shkak të kufizimeve të vaksinës së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi ka ardhur nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ka njoftuar se kërkesa për vaksinim vazhdon për shtetasit e huaj që duan të hyjnë në vend.

Gjokoviq, i cili kishte refuzuar të vaksinohej kundër COVID-19, në llogarinë e tij në Twitter tha: “Fatkeqësisht, nuk do të mund të udhëtoj në New York për US Open. Faleminderit për mesazhet tuaja të dashurisë dhe mbështetjes. U uroj fat bashkëlojtarëve. Do të ruaj formën dhe frymën time pozitive dhe pres mundësinë për të garuar përsëri”.

Vitin e kaluar, Gjokoviq u mund në finalen e turneut US Open nga rusi Daniil Medvedev me rezultatin 3-0.

Tenisti serb nuk ka mundur të marrë pjesë edhe në turne të tjera të mëparshme për shkak të vaksinës.

US Open 2022 do të luhet në periudhën 29 gusht-11 shtator.

Kategoritë
LajmeSport