Nuk do të bartet shiriti i kapitenit në ngjyrë të LGBT-së

Edhe pse insistuan ata për ta mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit në krah, një gjë e tillë nuk do t’iu lejohet, pasi FIFA i paralajmëroi se do të ndëshkohen me kartonë të verdhë para se të nisë ndeshja.

“FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë mbajnë shiritat në fushën e lojës”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Kombëtaret në fjalë.

“Ne ishim të përgatitur të paguanim gjoba që normalisht do të zbatoheshin për shkeljet e rregulloreve të fanellave dhe kishim një përkushtim të fortë për të mbajtur shiritin në krah. Megjithatë, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në situatën ku ata mund të ndëshkoheshin apo edhe të detyroheshin të largoheshin nga fusha e lojës”.

Kategoritë
LajmeSport