Kombëtarja e Kosovës dje gjatë ditës publikoi listën e basketbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Në këtë listë nuk figuron emri i basketbollistit të KB Bashkimi, Altin Morina.
Dhe pikërisht skuadra kosovare ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë mosftesë nga trajneri i ri, Jean-Denys Choulet.
“Qëndro i fortë, kapiteni jonë. Fatkeqësisht preferencat personale, po e dominojnë meritokroacinë”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i Superligës së Kosovës.
Morina gjatë këtij sezoni ka zhvilluar shtatë ndeshje me KB Bashkimin dhe ka qenë vendimtarë në shtatë fitore. Mesatarja e pikëve të shënuara është 40, duke bërë kështu edhe 27 asiste.
Kujtojmë se dardanët më 21 nëntor do të jenë mysafirë të Zvicrës, derisa më 24 ndaj Irlandës.