“Nuk e thyeni dot Moskën,” Putini-Perëndimit: Sanksionet u bëjnë më shumë dëm atyre që i vendosin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është duke folur pasditen e së premtes në një Konferencë Ekonomike në Shën Petersburg.

Lideri rus ka sulmuar Perëndimin për sanksionet që i ka vendosur vendit që ai drejton me nisjen e pushtimit të Ukrainës. Sipas tij, “sanksionet janë të çmendura dhe pa asnjë sens.”

Putin shtoi po ashtu se vendet perëndimore nuk janë kanë arritur që ta thyejnë Moskën.

“Lufta ekonomike ndaj Rusisë nuk ka pasur gjasa për të përfunduar mirë që nga fillimi,” tha ai duke shtuar se sanksionet janë më të “dëmshme” për ata që i vendosin.

Bashkimi Evropian, sipas asaj që deklaroi Putin, mund të humbasë deri në 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme