Nuk i do askush, Kanadaja do të hedhë miliona doza të vaksinës AstraZeneca

Kanadaja do të hedhë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 sepse nuk mund të gjente asnjë marrës për to as brenda dhe as jashtë vendit.

Kanadaja nënshkroi një kontratë me AstraZeneca në 2020 për të marrë 20 milionë doza të vaksinës së saj dhe 2.3 milionë kanadezë morën të paktën një dozë të saj, kryesisht midis marsit dhe qershorit 2021.

Pas shqetësimeve në gjysmën e parë të vitit 2021 për mpiksjen e gjakut të rrallë, por potencialisht fatale të shkaktuar nga vaksina AstraZeneca, Kanadaja u përqendrua në përdorimin e furnizimeve të shumta të vaksinave mRNA nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Kategoritë
BotaLajme