Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka mundur të jetë i pranishëm në mbledhje, për shkak të angazhimeve akademike.
Postimi i tij i plotë:
Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar.
Na priftë e mbara!