Nuk ishte për Xhakën, por për trajnerin: Gjesti i Vlahoviç shkakton sherr, plas mes serbëve

Goli i Dushan Vlahoviç nuk i mjaftoi serbëve që të kalonin turin e grupeve në Kupën e Botës, ndërsa gjesti fill pas golit skandalizoi botën.

Në një intervistë për mediat serbe ai shprehet se ai gjest ishte spontan dhe jo kundrejt dikujt tjetër, siç u mendua më parë se i drejtohej Xhakës.

Gjatë intervistës, Vlahoviç thekson se nuk ishte i lumtur me vendimin e trajnerit për ta futur në lojë vetëm në fillim të pjesës së dytë, gjë e cila shpjegon edhe frustrimin e tij duke treguar organin gjenital fill pas golit, ç’ka duket se e ka patur për trajnerin.

Festimi i golit është spontan. Nuk e di nëse është fundit i botës, kjo është e vërteta dhe le ta lemë pas atë moment. Nëse e meritonim të kalonim, do të kishim kaluar. Ne u përpoqëm të bënim një rezultat më të mirë, por dështuam. Marrëzitë nuk mund të na shqetësojnë. Po i kthehem për të tretën herë, nuk na shqetësoi ai gjest”, tha Vlahoviç, ndërsa foli edhe për një shpërndarje të ekipit serb pas disfatave të vazhdueshme.

Nuk e di pse duhet të ndahemi. Ne jemi një ekip edhe kur humbim edhe kur fitojmë. Ky është sport, kjo është jeta, le të vazhdojmë. Le të përpiqemi të kualifikohemi në Kampionatin Evropian. Mund të kishim bërë më mirë, nuk ka asnjë gabim. Futbolli çdo ditë është një provë e re, në çdo kuptim, dhe sigurisht që të gjithë do të punojmë për të”, tha ai.

Kategoritë
Sport