”Nuk ka alkool nuk ka incidente”, për herë të parë në histori tifozët anglezë kaluan një kampionat pas pasur ndonjë incident

Masat e marra para Botërorit të zhvilluar në Katar e bënë turneun shumë të suksesshëm.

Ndalimi i alkoolit në veçanti ndaloi fansat britanikë të famshëm për dehjen dhe krijimin e një skene kudo që shkonin.

Më shumë se 3000 tifozë, të cilët shkuan në Katar për të mbështetur Anglinë, e cila humbi Francën në çerekfinale, u kthyen në vendet e tyre pa u përfshirë në asnjë incident.

Kjo situatë ka kaluar në historinë e vendit.

Gazeta britanike Daily Mirror shkruante se për herë të parë në histori, fansat arritën të kthehen në vendin e tyre pa u arrestuar dhe pa pasur ndonjë incident

Policia e Katarit konfirmoi se asnjë tifoz anglez nuk u arrestua në Kupën e Botës.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme