“Nuk ka bërë aq sa duhet”, presidenti i PSG-së kritikon Nejmar dhe lë të hapur mundësinë e largimit

 E ardhmja e Nejmar te Parisi duket të jetë gjithmonë e më shumë në dyshim, me brazilianin që duket se ka humbur besimin e presidentit të klubit, Al Kelaifi që ka kritikuar hapur formën e tij gjatë sezoneve të fundit.

Numri një i kampionëve të Francës është i pyetur nga mediat vendëse për impaktin e Nejmar në skuadër dhe të ardhmen e tij është shprehur se braziliani nuk ka bërë aq sa duhet dhe se ai ka nevojë të përmirësohet në disa aspekte.

“Largimi i tij? Ajo që mund të them është se pres nga të gjithë lojtarët e mi që të bëjnë më mirë se ajo çka shfaqën sezonin e kaluar.  Pa dyshim nuk ishim aq të mirë sa për t’i shkuar në fund Championsit. Objektivi për sezonin tjetër është që futbollistët të japin 200% për të nderuar fanellën.

Duhet të tregohen më të thjeshtë, të shmangin dëmtimet, kartonët dhe ndërhyrjet e panevojshme gjatë ndeshjes, kjo vlen për të gjithë përfshirë edhe Nejmar.”, u shpreh Al Kelaifi.

Kategoritë
Sport