Nuk ka fitues në derbin mes Malishevës dhe Dritës

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Malishevës dhe Dritës, e vlefshme për javën e 10-të të Superligës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Liman Gegaj” ishte i barabart 0-0.

Vlen të përmendet kartoni i kuq i futbollistit të Dritës, Blerton Sheji në minutën e 82-të.

Pas 10 xhirove, Malisheva e ndan kreun e tabelës së bashku me Ballkanin me nga 18 pikë, ndërsa Drita renditet në vendin e pestë me 15 pikë, por që ka dy ndeshje më pak.

Kategoritë
Sport