Nuk ka qetësi për David Cooten, nisin hetimet nga UEFA

UEFA ka nisur një hetim ndaj gjyqtarit të Ligës Premier, David Coote.

Më herët, një video u shfaq në internet që tregonte arbitrin 42-vjeçar britanik duke thithur pluhur të bardhë.

Videoja, të cilën Coote ia dërgoi mikut të tij nëpërmjet mesazherit, është regjistruar më 6 korrik, një ditë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024.

UEFA ka njoftuar se ka nisur një hetim për një shkelje të mundshme të rregulloreve disiplinore.

Një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s është caktuar për të vlerësuar veprimet e gjyqtarit.

Për kujtim, Coote aktualisht është pezulluar nga PGMOL – organi përgjegjës për arbitrimin në Angli – pas rrjedhjes së një videoje në të cilën gjyqtari fyen Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin.

Pezullimi do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve.
Kategoritë
LajmeSport