Nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i helikopterit në Itali

Në helikopter ndodheshin 4 shtetas turq punonjës të Holdingut Eczacıbaşı, 2 shtetas libanezë dhe 1 pilot italian

Mësohet se nuk ka të mbijetuar nga 7 personat në rrënojat e helikopterit që u gjetën në malet Apenine në zonën mes Toskana-s dhe Emilia-Romagna-s të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet diplomatike, mësohet se nuk ka të mbijetuar nga 7 personat në helikopterin që u zhduk nga radari më 9 qershor pas ngritjes në fluturim në qytetin Luca dhe rrënojat e të cilit u gjetën këtë mëngjes.

Në rrënojat e helikopterit të cilat u gjetën këtë mëngjes në një lartësi 1.922 metra në zonën Cusna në Malet Apenine, fillimisht u gjetën 5 trupa dhe më pas edhe 2 trupa të tjerë.

Mediat italiane njoftuan se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e 7 personave në helikopter.

Në helikopter ndodheshin 4 shtetas turq punonjës të Holdingut Eczacıbaşı, 2 shtetas libanezë dhe 1 pilot italian.

Agjencia Kombëtare Italiane e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) ka filluar hetim për aksidentin e ndodhur më 9 qershor të helikopterit tip A119 Koala.

Kategoritë
BotaLajme