Nuk kalon tërheqja e Trustit, VV voton kundër

Me 42 vota për, 55 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, shkruan Gazeta Metro.

Projektligji, përmes të cilit do të mundësohej tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi Pensional, i njohur si Trusti, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj nuk ka marrë votat e partisë në pushet Lëvizjes Vetëvendosje përveç të deputeti Fatmir Humolli, ndërkohë që është votuar nga deputetët e partive opozitare.

Në votim morën pjesë 97 deputetë, për votuan 42 deputetë, kundër 55 deputetë dhe asnjë abstenim.Qeveria e Kosovës ishte shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ndërkaq kujtojmë që në Kuvend të Kosovës, ishte dërguar peticioni i nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët ishin pro tërheqjes së Trustit. /gazetametro.net

Kategoritë
LajmeVendi