Chelsea nuk po arrin assesi të këndellet në Ligën Premier, ku pas dy humbjesh radhazi, tani është ndalur nga Crystal Palace në barazimin 1-1 në kuadër të javës së 20-të.
Blutë dominuan totalisht pjesën e parë, ku edhe ia dolën të shënonin golin e epërsisë.
Në minutën e 14-të, Jadon Sancho bëri një asistim fantastik te Cole Palmer, që realizoi për 1-0.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një tjetër skenar.
Crystal Palace filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre dhe ia dolën që në minutat e fundit ta shënonin golin e barazimit.
Ishte Jean-Philippe Mateta, ai që ia siguroi ekipit të tij një pikë të artë, kur realizoi për 1-1 në minutën e 82-të me një asistim të Eberechi EzePas javës së 20-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa në javën e 21-të do të takohet me Bournemouthin.