Nuk mjafton goli i Vedat Muriqit për Mallorcan, Barcelona kthehet te fitorja

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Mallorcas si mysafir me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të.

Kjo ndeshje është në kalendarë për javën e 19-të të planifikuar për muajin janar, por skuadra do të luajnë në Superkupën e Spanjës në Arabi dhe për këtë arsye luajtën sot në La Liga.

Barcelona e nisi më mirë ndeshjen duke gjetur golin që në start, me Ferran Torres që shënoi në minutën e 12-të për 1-0.

Mallorca tentoi të barazonte, por golin e gjeti vetëm në minutën e 45-të, kur Vedat Muriqi shënoi nga afër për 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Barcelona ishte shumë e rrëzikshme, duke shënuar katër herë.

Raphinha shënoi golin e epërsisë në minutën e 56-të, duke gjetur rrjetën nga pika e bardhë.

Në minutën e 74-të, Yamal dhuroi një asistim për Raphinhan, i cili nga afër shënoi për 3-1.

Image

Frenkie de Jong arriti të shënojë për 4-1 nga afër, disa minuta pasi u fut në lojë.

Krejt në fund kishe kohë edhe për një gol të Pau Victor, i cili u shërbye nga një asistim i De Jong.

Barcelona pas tri ndeshjesh pa fitore kthehet te triumfi që e mban në vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Mallorca ka 24 pikë në vendin e gjashtë.

Kategoritë
Sport