“Nuk na mashtron dot”, Hamasi hedh poshtë deklaratën e Biden për shtetin palestinez: Është partner me Izraelin në luftën gjenocidiale

Një zyrtar i lartë i Hamasit hodhi poshtë të shtunën komentet e presidentit amerikan Joe Biden për mundësinë që Izraeli të binte dakord për krijimin e një shteti palestinez.

Të premten Biden tha se nuk ishte e pamundur që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mund të binte dakord për krijimin e  një shteti palestinez pasi të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike për herë të parë në gati një muaj.

“Iluzioni se Biden po predikon për një shtet të Palestinës dhe karakteristikat e tij nuk e mashtron popullin tonë,” tha në një deklaratë Izzat al-Rishq, anëtar i byrosë politike të Hamasit.

“Biden është një partner i plotë në luftën gjenocidiale dhe populli ynë nuk pret ndonjë të mirë prej tij”.

Pas telefonatës me Netanyahu, Biden tha se ekzistonte mundësia që Netanyahu të pranonte për një formë të zgjidhjes me dy shtete.

“Ka një sërë llojesh zgjidhjesh me dy shtete. Ka një numër vendesh që janë anëtarë të OKB-së që nuk kanë ushtritë e tyre, “tha Biden.

Biseda telefonike midis Biden dhe Netanyahu erdhi një ditë pasi udhëheqësi izraelit tha se ai kundërshton sovranitetin palestinez pasi lufta në Gaza nuk tregon shenja të përfundimit.

/abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme