Nuk ndalet Edon Zhegrova, shënon golin e dytë te Lille

Edon Zhegrova nuk ka të ndalur në duelin që Lille po e zhvillon kundër Strasbourgut në Ligue 1.

Në minutën e 15-të, lojtari nga Kosova realizoi për 1-0, duke shënuar me lehtësi në portën kundërshtare.

Tani, në minutën e 27-të, Zhegrova realizoi edhe të dytin personal, për rezultatin 2-0.

Zhegrova po kalon nëpër një formë fenomenale për Lillen në elitën e futbollit francez. /Telegrafi/

 

Kategoritë
LajmeSport