Nuk ndalet Manchester United, bën goditjen e tretë

Pas Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro, Manchester United përgatit “terrenin” për goditjen e tretë të kësaj merkatoje verore.

“Djajtë e Kuq” kanë gjetur gjuhën e marrëveshjes me Manuel Ugarte të Paris Saint-Germain. Anglezët përfituan nga fakti se uruguajani kishte të njëjtin agjent si Yoro dhe kështu mundën të mbyllnin me sukses një tjetër marrëveshje.

Megjithatë, tashmë anglezëve iu duhet të plotësojnë kërkesën e klubit të PSG që nuk i ul pretendimet nga 59 milionë paund.United deri më tani ka ofruar 52 milionë paund, megjithatë palët do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur të mesmen e artë. Ugarte mbërriti te PSG në vitin 2023 nga klubi i Sporting Lisbonës me francezët që në atë periudhë paguan 42 milionë paund për 23-vjeçarin.

Kategoritë
LajmeSport