Nuk tregoi shpenzimet e Prindon Sadriut, Gërvalla mundohet të arsyetohet

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës prezantoi dy projekte të martën, “Karvani i Diasporës” dhe “Programi i Diplomacisë publike”

 

Presidenten e shoqëron pothuajse në çdo paraqitje publike.

Pos kësaj rruge, zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, kalon kilometra të tëra për të udhëtuar për në Shkup, ku punon si shef i misionit diplomatik.

Mirëpo, hezitimi për t’i ndarë shpenzimet që diplomati i harxhon në karburante pas kërkesës së gazetarëve, rezultoi me një gjobë prej 13 mijë eurosh për Ministrinë e Punëve të Jasthme dhe Diasporës nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

E pyetur se a ja vlen të paguash ketë gjobë vetëm që të mos publikohen shpenzimet e Sadriut, kryediplomatja ka këtë përgjigje

Për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shefja e diplomacisë kosovare është shumë optimiste.

Veç kësaj, Gërvalla thotë se Kosova i plotëson kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Këto deklarime i bëri në konferencën për media ku u prezantuan dy projekte, “Karvani i Diasporës 2022” dhe “Programi i diplomacisë publike”.

Projekti i parë ka të bëjë me ofrimin e mundësisë për diasporën të shijojë programin artistik-argëtues, dhe të paraqesë idetë apo sugjerimet që të përfshihen sa më mirë në jetën institucionale, ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Ndërkaq tjetri është i dedikuar për studentët të cilit janë në vitin e fundit të studimeve të nivelit bachelor dhe master, që do të vijnë dhe do të angazhohen pjesë e ndërlidhjes së strategjisë për diplomaci qytetare.

 

Kategoritë
LajmeVendi