Elijf Elmas, futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut kohën e pushimit është duke shfrytëzuar me familjen e tij në Shkup.
Bild.de ka vizituar futbollistin në vendlindjen e tij dhe ka bërë një intervistë. Ish-bashkëlojtari i Rrahamnit te Napoli është duke punuar në biznesin familjar, pastiçeri.
Edhe pse ka milionat në bankën e tij, Elmas pushimet zgjedh t’i kalojë duke punuar në lokalin e tij në Shkup.
Elmas dhe familja e tij janë me prejardhje shqiptare edhe pse një gjë të tillë shpeshherë e ka mohuar.
“Më pëlqen të jem këtu në vendim tim. Të pushoj, të pastroj kokën. Sigurisht që unë i ndihmojë babait tim dhe është një vend i mirë për të kaluar kohën me të”, tha Elmas për Bild.de
“Unë po bëjë ushtrime çdo ditë, jam duke u bërë gati për sezonin e ri të Bundesligas”, vazhdoi tutje futbollisti
Gjatë afatit të janarit, Elmas ishte larguar nga Napoli për 24 milionë euro dhe kishte firmosur kontratë me klubin nga Bundesliga, RB Leipzig.