“Nuk vendos sanksione ndaj Rusisë”, Serbia jep 3 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Serbia ka ardhur në ndihmë të Ukrainës, duke dhuruar 3 milionë euro ndihmë për civilët. Mediat serbe bëjnë me dije se kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, ka marrë pjesë sot përmes një video-lidhjeje në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, e cila po mbahet në Poloni, në Varshavë.

Në fjalën e saj ajo ka theksuar se Serbia është e vetëdijshme për rëndësinë dhe nevojën për të ofruar ndihmë humanitare për civilët në situata konflikti, veçanërisht fëmijët, prandaj është vendosur që ajo të sigurojë  një donacion humanitar në vlerë prej 3 milionë euro për të ndihmuar fëmijët, si dhe personat e zhvendosur brenda dhe jashtë Ukrainës.

Ky donacion do të dërgohet përmes sistemit të OKB-së, nga të cilat 1.5 milionë përmes Fondit të OKB-së për Fëmijë (UNICEF) dhe 1,5 milion përmes Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Kryeministrja Brnabiç tha se që nga fillimi i konfliktit, Serbia i ka kushtuar vëmendje të veçantë pasojave të popullatës civile, situatës së vështirë humanitare dhe rritjes së numrit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, duke shtuar se kushtet për dërgimin e ndihmave humanitare ndalimin e konfliktit.

Gjithashtu Brnabiç përkujtoi se Republika e Serbisë më 24 mars votoi për miratimin e Rezolutës për pasojat humanitare të agresionit kundër Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

jithashtu, më 27 shkurt, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi një vendim për ofrimin e ndihmës humanitare për popullatën e rrezikuar të Ukrainës dhe për herë të parë aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes së Përkohshme për personat e zhvendosur që vijnë nga ai vend.

Kategoritë
LajmeRajoni