Numërimi i votave shkon në 91.47%, kështu qëndrojnë tani subjektet politike

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me numërimin e votave nga zgjedhjet e djeshme në Kosovë.

Deri më tani nga KQZ-ja është bërë e ditur se janë numëruar 91.47 për qind e votave.

Nga kjo përqindje e numërimit del se Vetëvendosje ka 40.96 të votave.

Partia Demokratike e Kosovës ka një përqindje prej 22.42% kurse LDK-ja ka 17.62%.

AAK-Nisma kanë arritur tek një përqindje prej 7.56%.

Lista Serbe ka 3.95% dhe Koalicioni për Familje 2.29%.

Kanë mbeture dhe pak deri në përfundim të numërimit të përgjithshëm derisa në disa prej komunave si Kamenicë, Obiliq, Junik, Drenas e në veri të vendit ka përfunduar numërimi i votave.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi