Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.96 për qind të votave pas numërimit të 93.25 për qind të votave, apo 2 mijë e 362 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 12:09, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Aktualisht edhe 171 vendvotime s’janë numëruar ende.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.46%, LDK e treta me 17.66%, kurse AAK 7.51%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%