Numri i banorëve në Kroaci është ulur 9.25 për qind, vetëm tre qytete kanë më shumë se 100,000 banorë

Sipas Regjistrimit të fundit të kryer vitin e kaluar nga Byroja Qendrore e Statistikave (CBS), Kroacia ka një popullsi prej 3,888,529 milionë banorë.

Fatkeqësisht, numri i banorëve është ulur me 9.25 për qind krahasuar me regjistrimin e vitit 2011, pra me 396.360 banorë.

Kur shikojmë qytetet më të mëdha në Kroaci, vetëm tre qytete kanë më shumë se 100,000 banorë, përkatësisht Zagrebi, Spliti dhe Rijeka.

Sipas regjistrimit të ri, qyteti i katërt më i madh në Kroaci, Osijeku, ka vetëm 96,848 banorë.

Gjithashtu, kur shikohet lista e qyteteve më të mëdha, vetëm tetë qytete kroate kanë më shumë se 50,000 banorë. /Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeRajoni