Sipas të dhënave, vitin e kaluar, lindshmëria në Japoni ra me 29.231 krahasuar me vitin 2020, duke u ulur në 811.604.
Në vitin 2021, shkalla e të porsalindurve në Japoni ra në një nivel rekord të ulët, duke iu afruar shifrës 800 mijë.
Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë (MHLW) ka përditësuar normat vjetore të lindjeve, vdekjeve dhe martesave.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar, lindshmëria në Japoni ra me 29.231 krahasuar me vitin 2020, duke u ulur në 811.604.
Shkalla është më e ulëta që kur të dhënat e lindjes filluan të arkivohen zyrtarisht në vitin 1899.
Norma kishte rënë nën shifrën 1 milion për herë të parë në vitin 2016.
Në vitin 2021 në vend janë bërë 501.116 martesa dhe numri i vdekjeve në këtë periudhë është regjistruar në 1.439.809.
Ekspertët thonë se qeveria në Japoni, e cila ka një popullsi prej 125 milionë banorësh, duhet të rrisë masat kundër plakjes së shpejtë të popullsisë.