Nunez një “bishë” e vërtetë. Uruguajani u jep “shuplakë” kritikëve

Darwin Nunez një dështim? Nëse e vlerësojmë nga fotot dhe ndeshja miqësore me Leipzig, është është aspak e vërtetë.

Blerja 100 milionëshe e Liverpool pasi shkatërroi gjermanët me 4 gola në pjesën e parë, po shijon freskinë e maleve austriake ku Liverpool ndodhet prej disa ditësh për pjesën e dytë të fazës stërvitore.

Gjatë shëtitjes me shokët e skuadrës në natyrë, talenti uruguajan është fotografuar duke peshkuar dhe shikoni se çfarë fiziku, gati-gati i pabesueshëm.

Peshkimi shkoi mirë për djemtë e Jurgen Klopp pasi Alisson pozoi gjithashtu krenar me një peshk të madh. Liverpool do ta luajë miqësoren e radhës të mërkurën kundër Salzburg.

Kategoritë
Sport