Me programe të veçanta nxënësit e shkollave Maarif festuan në prani të prindërve dhe mësimdhënësve ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Nxënësit e shkollave Maarif në Kosovë, qendra në Prishtinë dhe ajo në Prizren, kanë festuar përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës.
Me programe të veçanta fëmijët e këtyre shkollave festuan në prani të prindërve dhe mësimdhënësve ditën e shpalljes së pavarësisë.
“Nxënësit tanë të talentuar, të udhëhequr nga mësuesit e tyre të përkushtuar, shfaqën dashurinë për atdheun e tyre përmes shfaqjeve artistike, këngëve dhe valleve, duke e bërë këtë ditë vërtet të veçantë”, shkroi stafi i shkollave Maarif.
Fëmijët e shkollave Maarif të veshur me ngjyra kaltër, bardh dhe verdhë, performuan edhe shfaqje artistike interesante të cilat morën duartrokitje nga të pranishmit.
Programet, të cilat u ndoqën me shumë admirim nga të ftuarit, zgjatën më shumë se një orë.