Nxënësit e shkollave të Fondacionit Turk Maarif fitojnë medalje në konkursin ndërkombëtar

Në një njoftim nga zyra e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri thuhet se pas medaljeve të arta, nxënësit e kësaj shkolle do të jenë pjesëmarrës në fazës garuese në Universitetin e Harvardit

Fituesit e çmimit të parë në Konkursin Ndërkombëtar Owlypia janë nxënësit shkollës “New York Schools”, pjesë e shkollave të Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga zyra e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri thuhet se pas medaljeve të arta, nxënësit e kësaj shkolle do të jenë pjesëmarrës në fazës garuese në Universitetin e Harvardit.

“Nxënësit e shkollave Maarif fituan medalje ari, argjendi dhe bronzi në garat Owlypia të zhvilluara në tre kategori: Online-Lokale-Globale, duke pasur si qëllim nxitjen e kuriozitetit intelektual në mendjet e të rinjve si dhe zhvillimin e aftësive kërkimore dhe akademike”, theksohet në njoftim.

Nxënësit e klasave të 10-ta, të cilët fituan shtatë medalje ari, tetë argjendi dhe njëmbëdhjetë bronzi në grupin ku ishin pjesëmarrës shtete si Turqia, Algjeria, Nigeria, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë muajit korrik do të marrin pjesë në fazën tjetër të konkursit.

“Falë rezultateve të shkëlqyera në raundin online të Konkursit Ndërkombëtar Owlypia, duke fituar 7 medalje ari, 8 argjendi dhe 11 bronzi, nxënësit e klasave të 10-ta të shkollave “New York Schools” u kualifikuan për të marrë pjesë në fazën e konkursit që do të zhvillohet në Universitetin e Harvardit në SHBA gjatë muajit korrik”, theksohet më tej.

Owlypia është një platformë ndërkombëtare që synon të rrisë zhvillimin intelektual dhe aftësitë e të menduarit kritik të studentëve në përputhje me interesat e tyre

Kategoritë
LajmeVendi