Nxënësit e shkollave të Prizrenit ankohen për çmime të larta të ekskursioneve

Jemi në fund të vitit shkollor dhe me këtë rast shkollat organizojnë ekskursione me nxënës kryesisht në bregdetin shqiptar.

Nxënësit e shkollave të mesme të Prizrenit janë ankuar për çmimet e larta që po u imponohen.

Ata në kushte anonimiteti kanë folur për TV Prizrenin, ku thanë se çmimet e caktuara nga shkolla për ekskursion janë të pa përballueshme, ku një vizitë një ditore në Durrës, po u kushton nga 25 euro.

Kryesisht nxënësit janë të viteve të dyta në shkollat e mesme të Prizrenit./tvprizreni.net/

Kategoritë
LajmeVendi