Nxori flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Isha përgatitur mirë në të gjitha aspektet

Ndonëse i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në Serbi, Shaip Kamberi e nxori flamurin shqiptar në Kuvend, që për këtë, tha se ishte i përgatitur në të gjitha aspektet

Kamberi tha se kishte dilema, se çfarë nëse ndonjë deputet do të kishte tentuar t’ia merrte flamurin gjë që do të sillte tensione e probleme.

Ai tha se, kishte kërcënime në forma verbale, rrjete sociale e nga mediat proqeveritare por siç bëri të ditur, nuk është se u dha ndonjë rëndësi./TV21

Kategoritë
LajmeRajoni