Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka dedikuar një urim të veçantë bashkëshortes së tij, Michelle Obama, me rastin e ditëlindjes së saj.
Ai ka ndarë një fotografi në Facebook, ku shfaqet duke e puthur. Çifti vihet re që ndodhen në Haëaii, ku edhe kaluar Krishtlindjet e Vitin e Ri.
“Gëzuar ditëlindjen Michelle! Dashuria ime, partnerja ime, shoqja ime më e mirë”, ka shkruar Obama krahas fotos speciale.
Ndërkohë urimet kanë qenë të shumta për Michelle. Gjithashtu komplimentat për çiftin e mrekullueshëm nuk kanë munguar.