Oferta e Qeverisë për veteranët cilësohet qesharake dhe e parealizueshme

Me qëllim të shmangën pamje të tilla, po mundohen të gjejnë zgjidhje edhe nga Qeveria edhe nga Organizatat e dala nga lufta, edhe pse ajo duket larg.

Qeveria ka vendosur që këtë kategori të mos e fus në projektligjin për pagën minimale, me arsyetimin që nuk e lejon ligji.

Për këtë një ditë më herët i dërgoi një ofertë të re OVL-UCK-së.

Aty thuhet që të filloj hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

E derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

Por, Faton Klinaku ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL-së thotë se me këtë proces janë duke u marrë Prokuroria Speciale, dhe ata kanë gjithë materialet që nevojiten për këtë ligj. .

Klinaku thotë se janë duke shqyrtuar ofertën, dhe shumë shpejt do të dalin me një përgjigje, por protestat vazhdojnë të përmenden

Kurse ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit deputet nga PDK, Hysen Berisha thotë se pastrimi i listave nuk mund të bëhet nga një ligj i ri, teksa jep versionin e tij.

Berisha e quan gjithashtu të vështirë realizimin e ofertës qeveritare.

E sipas Time Kadriajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kjo ofertë shkel edhe ligjet e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje T7 provoi të marrë edhe një koment edhe na deputetët e mazhorancës, por disa nga ta nuk deshën të komentojnë këtë ofertë të ekzekutivit.

Kategoritë
LajmeVendi