Një grup ushtarësh rus të zënë rob nga ukrainasit zbulojnë tmerrin që e përjetojnë në front nga vet oficerët e tyre. Ata shpjegojnë si një bashkëluftëtar i tyre i plagosur u vra nga një kolonel rus pasi nuk mund të ecte, transmeton Gazeta Metro.
Sipas dëshmisë së ushtarëve rus të zënë rus inteligjenca ukrainase ka mbledhur 5 raste ku janë parë vrasjet e ushtarëve rus të plagosur nga vet oficerët e tyre.
Ukraina më parë kishte akuzuar Rusinë se po linte prapa të vdekurit e vet në betejë.
Barbaria e rusëve nuk ishte e drejtuar vetëm ndaj ukrainasve siç u pa në Bucha ku ishin masakruar 650 civilë.Robërit rus të luftës dëshmuan se e kanë parë një rast kur vet oficeri i tyre me gradë kolonel personalisht e vrau një ushtar të tijin të plagosur.
ta dëgjohen Gazetari Volodymyr Zolkin që ka mbledhur dëshmitë e ushtarëve e janë publikuar. Njëri prej tyre tregon si komandanti i tyre i kishte “i dha fund të plagosurve të tyre”. I pyetur nga Zolkin se çdo të thoshte kjo, ai e shpjegoi.

“Ja ashtu thjeshtë…një ushtar i plagosur ishte i shtrirë në tokë, pastaj komandanti i batalionit e vrau me revole” shpjegoi e shtoi “se ishte një burrë i ri i plagosur. E pyeti nëse mund të ecën, pastaj e vrau.”
Ushtari i dytë shton se ky nuk ishte rasti i vetëm, ku bashkohet i treti që thotë se i njëjti i kishte vrarë “katër ose pesë ashtu”, “të gjithë burra të rinj”. Njëri nga ushtarët shton se ata të gjithë mund të shpëtoheshin , të tërhiqeshin nga aty. “Ai thjesht i vrau”.
Nuk dihet nga video se ku dhe kur kishte ndodhur rasti apo se në cilin njësi kishin shërbyer këta ushtarë dhe ku ishin zënë rob./gazetametro.net