Ohër, hapet kampi ndërkombëtar i skautistëve

Klubi i skautistëve “Kalkan” dhe Shoqata “Kalkan” dhuruan pllaka për institucionet dhe organizatat që mbështetën “Kampin veror të 12-të ndërkombëtar të skautistëve”, përfshirë për AA-në.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut është hapur zyrtarisht “Kampi veror ndërkombëtar i skautistëve”, i cili organizohet në këtë qytet për të 12-tën herë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampi veror organizohet nga Federata e Skautistëve e Türkiye-s dhe Shoqata “Kalkan” e Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA).

Në ceremoninë e hapjes ndër qindra skautistë nga Türkiye dhe vendet e Ballkanit të pranishëm ishin edhe koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, kreu i Federatës së Skautistëve Turk, Hasan Subaşı, drejtori i Fondacionit Turk “Maarif” në Maqedoninë e Veriut, Mehmet Baran, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Serhat Kula, kryetari i Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB), Husrev Emin, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, Subaşı tha se të gjithë të pranishmit në këtë kamp janë “pjesë e të njëjtës kulturë” dhe “me të vërtetë janë vëllezër”.

“Mos harroni këtë, kufijtë e zemrës suaj nuk duhet të kufizohen në kufijtë e territoreve tuaja. Qëndroni bujarë dhe gjeni kufijtë tuaj. Në këto kufij të vërtetë promovoni vëllazërinë dhe miqësinë tuaj me të gjithë vëllezërit tuaj”.

Söğüt, nga ana e tij, tha si TIKA si institucion punon për mbështetjen e Türkiye-s në rajon, si dhe shprehu shpresë që numri i aktiviteteve të këtilla të rritet.

Ndërkaq, kreu i Shoqatës “Kalkan”, Cengiz Destan, theksoi se të gjitha skautistët sot kanë organizuar aktivitete të ndryshme, si dhe shtoi se të gjithë ata pa dallim kombësie kanë punuar së bashku në mënyrë vëllazërore për të njëjtin qëllim.

Klubi i skautistëve “Kalkan” dhe Shoqata “Kalkan” dhuruan pllaka për institucionet dhe organizatat që mbështetën “Kampin veror të 12-të ndërkombëtar të skautistëve”, përfshirë për AA-në.

Kampi përfundon të enjten, më 30 qershor.

Kategoritë
LajmeRajoni