Ojq Idea në bashkëpunim me Makerspace po realizon projektin që do t’ju mundësojë të rinjve punë praktike

Në kuadër të projektit: “Ngritja e potencialeve dhe avancimi i të rinjve në tregun e punës”, Organizata “IDEA” në bashkëpunim me Makerspace po organizon kurse falas për Dizajn Grafik të rinjve të Komunës së Prizrenit ku në fund të trajnimit pjesëmarrësit të suksesshëm do të kenë mundësi e suksesshëm do të kenë mundësi të angazhohen në punë praktike.

Koordinatori i projektit Velard Paqarizi duke folur rreth projektit tha se ideja për të realizuar këtë projekt ka lindur pas kërkesave të shumëta të kompanive për Dizajner Grafik

“ Gjatë hulumtimeve dhe kontakteve tona me afaristët kemi vërrejtur që ka shumë kërkesa në kompani të ndryshme për të angazhuar dizajner grafik dhe menaxher të rrjeteve sociale, prandaj kemi vendosur të realizojmë këtë projekt duke i trajnuar pjesëmarrësit në këtë fushë“ , tha ai.

Ai njoftoi edhe për aktivitetet e tjera që janë realizuar në kuadër të këtij projekti

“Përveq kursit për dizajn grafik ne kemi realizuar edhe dy aktivitete tjera si trajnimi për shkathtësitë e buta dhe bashkëbisedim me një afarist ku qëllimi ka qenë zhvillimi i shkathtësive të buta të të rinjve, teknikat që duhet të përdoren gjatë intervistave, motivimi, nxitja dhe të njohin më shumë tregun e punës“ shtoi ai.

Në fund të projektit pjesëmarrësit e suksesshëm do të kenë mundësi të angazhoen në punë praktike në njërën prej kompanive partnere, projekti “Ngritja epotencialeve dhe avancimi i të rinjve në tregun e punës” është mëbështetur nga Ministira e Zhvillimit Rajonal.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme