OKB: Numri i civilëve të vrarë në luftën në Ukrainë rritet në 925, afër 1.500 të tjerë të plagosur

Zyra e Komisionit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se ka regjistruar 925 njerëz të vrarë në Ukrainë që nga “sulmi i armatosur i Rusisë”, përfshirë 39 fëmijë, si dhe 1.496 të plagosur

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 925 persona janë vrarë dhe rreth 1.500 të tjerë janë plagosur që kur Rusi nisi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt, ndërkohë numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina ka arritur në pothuajse 3.5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Komisionit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se ka regjistruar 925 njerëz të vrarë në Ukrainë që nga “sulmi i armatosur i Rusisë”, përfshirë 39 fëmijë, si dhe 1.496 të plagosur.

Shumica e viktimave civile të regjistruara në Ukrainë u shkaktuan nga armë shpërthyese, përfshirë granatime nga artileria e rëndë, raketa dhe sulme ajrore.

“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit”, tha OHCHR.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHRC) njoftoi se Polonia ka pranuar mbi 2 milionë refugjatë që kanë ikur nga lufta në Ukrainë, mbi 535 mijë Rumania, mbi 365 mijë Moldavia dhe mbi 312 mijë Sllovakia.

Sipas të dhënave të OKB-së, pothuajse 232 mijë po ashtu kanë ikur në Rusi.

Kategoritë
BotaLajme