OKB paralajmëron krizë ushqimore për shkak të luftës Rusi-Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë një “krizë ushqimore” në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Gjatë brifingut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres vuri në dukje se vendet që mbështeten në importet e grurit nga Ukraina dhe Rusia mund të kenë probleme.

“Shumë vende duke përfshirë Egjiptin, Libanin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin e importojnë të paktën gjysmën e grurit nga Ukraina ose Rusia”, tha Guterres.

Çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe plehrave po rriten me shpejtësizinxhirët e furnizimit janë ndërprerë”,- u shpreh shefi i OKB-së.

Antonio Guterres tha se kjo situatë godet më së shumti të varfrit dhe “mbjell farën e destabilitetit politik dhe trazirave” në mbarë botën.

Duke qenë një prodhues i rëndësishëm i grurit, Ukraina është eksportuesi i 5-të më i madh i grurit në botë.

Rusia dhe Ukraina, nga ana tjetër, përmbushin 14 për qind të prodhimit global të grurit dhe 29 për qind të eksporteve globale të grurit.

Të dyja vendet janë në luftë që nga 24 shkurti.

Kategoritë
BotaLajme