OKB: Rreth 4600 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Të paktën 4,597 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga 24 shkurti, dita e fillimit të pushtimit rus, sipas la repubblica.

Sipas shifrave të lëshura nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të përditësuara në mesnatën e 20 qershorit, të paktën 1,186 gra dhe 313 fëmijë janë në mesin e afro 4,600 viktimave.

Të paktën 5,711 civilë u plagosën, duke përfshirë të paktën 810 gra dhe 471 fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme