OKB: Thatësira shkakton zhvendosjen e mbi 1 milion somalezëve që nga janari i vitit 2021

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) theksoi se gjatë muajit korrik 83.518 njerëz u zhvendosën nga thatësira, një rënie prej 26 për qind krahasuar me muajin e kaluar

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se numri i zhvendosjeve shkaku i thatësirës në Somali ka tejkaluar shifrën e 1 milion personave për herë të parë që nga janari i vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) theksoi se gjatë muajit korrik 83.518 njerëz u zhvendosën nga thatësira, një rënie prej 26 për qind krahasuar me muajin e kaluar.

Zhvendosjet e reja janë regjistruar në rajonin e Gjirit Jugperëndimor të Somalisë, ndjekur nga rajonet Banadir dhe Gedo.

“Nëse hendeku i financimit nuk trajtohet urgjentisht, rreziku real i urisë së përhapur mund të jetë i pashmangshëm”, paralajmëroi agjencia.

Somalia është vendi më i prekur nga thatësira në rajon me më shumë se 7 milionë njerëz të prekur.

Vendi i Bririt të Afrikës po përjeton një nga thatësirat më të rënda si pasojë e ndryshimeve klimatike në më shumë se 40 vjet.

Kategoritë
BotaLajme