Nuk duhet të ketë paqe të imponuar në Ukrainë dhe çdo zgjidhje për konfliktin atje duhet të përfshijë Shtetet e Bashkuara, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për Politico.
“Është absolutisht e qartë për mua se nuk duhet të ketë asnjë zgjidhje që nuk përfshin Shtetet e Bashkuara. Detyra tjetër është të sigurohet që të mos ketë paqe të imponuar,” tha Scholz, raporton Reuters.
Presidenti amerikan Donald Trump foli të mërkurën me telefon për luftën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ende nuk është e qartë nëse intervista me Scholz është bërë para apo pas bisedimeve të Trump.