Kancelari gjerman Olaf Scholz, lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), i përshkroi rezultatet e zgjedhjeve si “të hidhura” për partinë e tij, duke i quajtur ato një “humbje”.
Sondazhet pas votimeve treguan se SPD ka zënë vendin e tretë, duke fituar midis 16 dhe 16.5 për qind të votave.
Duke iu drejtuar mbështetësve në Berlin, Scholz tha se ky është një moment “kur duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.
Ai kujtoi se në zgjedhjet e mëparshme SPD kishte arritur një rezultat më të mirë, për të cilin ishte vetë përgjegjës, duke shtuar se edhe për këtë rezultat më të dobët është po ashtu përgjegjës.
Në fund, Scholz i uroi Friedrich Merz-it, liderit të Unionit Kristian-Demokrat (CDU), për suksesin e arritur.